Ku të aplikoni për vizë?

Nëse destinacioni juaj është Finlanda, aplikoni për vizë në misionin më të afërt finlandez ose në qendrën e vizave që misioni ju këshillon. Konsujt e nderit dhe konsullatat nuk mund të japin viza. 

Është rënë dakord me disa shtete se Finlanda mund të përfaqësohet nga një shtet tjetër Shengen(Link to another website.). Në raste të tilla, ju mund të aplikoni për vizë për Finlandë nga misioni i atij shteti Shengen. 

Dorëzoni personalisht aplikimin tuaj për vizë në misionin apo qendrën e vizave. Aplikacioni nuk mund të dërgohet me e-mail ose telefaks.