Llojet e vizave
- Viza me një hyrje
Personi qe ka vizë me një hyrje, lejohet të hyjë në Finlandë një herë dhe të qëndrojë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore. - Viza me dy hyrje
Lejon hyrjen dy herë në Finlandë dhe mund të jetë e vlefshme brenda zonës Shengen deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore - Viza me shumë hyrje
Jepet për disa vizita të njëpasnjëshme në zonën Shengen. Kohëzgjatja e përgjithshme e qëndrimit nuk mund të tejkalojë numrin e ditëve të deklaruara në vizë, do të thotë deri në 90 ditë në një periudhë 180-ditore. Një vizë me shumë hyrje është e vlefshme për maksimum pesë (5) vite. - Vizë tranzite në aeroport
Lejon mbajtësin e vizës të kalojë përmes zonës ndërkombëtare të aeroportit gjatë një ndërprerjeje ose ndërrimin midis dy fluturimeve. Hyrja në zonën kombëtare është e ndaluar. Qytetarët e vendeve në vijim kanë nevojë për vizë tranziti:- Afganistani
- Bangladeshi
- Eritrea
- Etiopia
- Gana
- Iraku
- Irani
- Republika Demokratike e Kongos
- Nigeria
- Pakistani
- Somalia
- Shri Lanka
Viza D është një vizë kombëtare që Finlanda ua lëshon kategorive të caktuara të aplikantëve. Viza D është e vlefshme për 100 ditë dhe për lëshimin e saj kërkohet që aplikanti të ketë një leje qëndrimi në Finlandë. Me një vizë D të lëshuar nga Finlanda, mund të udhëtoni dhe të qëndroni në vendet e tjera të zonës Shengen në të njëjtat kushte si me një leje qëndrimi, për një periudhë maksimale prej 90 ditësh brenda çdo periudhe prej 180 ditësh.
Nëse keni një leje qëndrimi të vlefshme në Finlandë, por karta juaj finlandeze e lejes së qëndrimit është humbur, vjedhur ose ka skaduar, mund të aplikoni për vizë D për të mundësuar kthimin tuaj në Finlandë.
Për më shumë informacion, ju lutemi shihni seksionin Humbja e kartës së lejes së qëndrimit.
Vizat me vlefshmëri të kufizuar territoriale (VLTV) lejojnë mbajtësit e tyre të udhëtojnë në një ose më shumë shtete të Shengenit që përmenden specifikisht në vizë. Ato nuk u lejojnë mbajtësve të tyre të udhëtojnë në asnjë shtet tjetër të Shengenit. Ky lloj vize mund të lëshohet në raste të jashtëzakonshme, si për arsye humanitare ose për arsye interesi kombëtar apo detyrime ndërkombëtare.
Shihni Nenin 3(5) të Kodit të Vizave të BE-së për kategoritë e personave që janë të përjashtuar nga kërkesa për të pasur një vizë tranziti në aeroport.