Ankesa kundër vendimit për vizë

  1. Personit që i është refuzuar, i është anuluar apo revokuar viza nga një mision finlandez (ndryshe nga kërkesa e mbajtësit të vizës), mund të kërkojë korrigjimin e vendimit nga misioni. Udhëzimet për kërkesën e korrigjimit i bashkangjiten vendimit (refuzimit). Kërkesa e korrigjimit duhet të dorëzohet brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit të aplikimit për vizë. Kërkesa e korrigjimit (ankesa) duhet të bëhet me shkrim në gjuhën finlandeze apo suedeze. 
  2. Kërkesa e korrigjimit trajtohet dhe merret vendimi nga misioni diplomatik apo konsullor finlandez. 
  3. Vendimi i një misioni diplomatik apo konsullor finlandez për kërkesën e korrigjimit (ankesës) mund të apelohet në Gjykatën Administrative të Helsinkit. Udhëzimet për apel i bashkangjiten vendimit për kërkesën për korrigjim. 
  4. Ankesa duhet të parashtrohet në misionin që ka marrë vendimin. Misioni i dorëzon të gjitha dokumentet e ankesës në Gjykatën Administrative të Helsinkit. Ankesa duhet të dorëzohet brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit për kërkesën për korrigjim. Ankesa duhet të bëhet me shkrim në gjuhën finlandeze apo suedeze. Tarifa e Gjykatës Administrative të procedurës së apelit është 270 Euro. 
  5. Për çështjet e vizave në lidhje me lëvizjen e lirë të shtetasve të BE-së dhe antarëve të familjes së tyre, aplikuesi mund të ankohet në Gjykatën Administrative pa procedurën e kërkesës së korrigjimit. 

Kodi i Bashkësisë Evropiane për Vizat,(Link to another website.) (Opens New Window) Rregullorja (KE) Nr 810/2009 (Link to another website.) (Opens New Window)e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian.

Refuzimi, anulimi apo revokimi i vizës

Për të pasur të drejtën e një vize, ju duhet të jetoni ose banoni ligjërisht në vendin ku ju dorëzoni aplikacionin. Nëse kushtet në rastin tuaj nuk plotësohen, viza refuzohet. Ju do të njoftoheni për refuzimin me shkrim. 

Viza mund të refuzohet për disa arsye të përmendura në Kodin e përbashkët të vizave të shteteve Shengen. Shembujt përfshijnë: 

  • ju nuk keni një dokument udhëtimi të aprovuar dhe të vlefshëm 
  • ju nuk siguroni arsyetimin për të vërtetuar qëllimin dhe kushtet e qëndrimit tuaj 
  • ju nuk keni mjete të mjaftueshme të jetesës për kohëzgjatjen e qëndrimit 
  • ju nuk keni të drejtë të ktheheni në vendin e origjinës ose të vazhdoni në një vend të tretë 
  • misioni ka arsye të bazuara për të dyshuar që nuk keni ndërmend të dilni nga zona e Shengenit përpara skadimit të vizës për të cilën po aplikoni 
  • mund të keni ndalesë hyrjeje në Finlandë ose në ndonjë shtet tjetër Shengen ose të konsideroheni si një rrezik për rendin publik, sigurinë e brendshme apo marrëdhëniet ndërkombëtare të një shteti anëtar. 

Viza që ju është dhënë tashmë, do të anulohet nëse kushtet për lëshimin e saj nuk janë përmbushur në kohën kur është lëshuar. 

Viza që ju është dhënë tashmë do të revokohet nëse kushtet për lëshimin e saj nuk plotësohen më.