Leja e qëndrimit për në Finlandë
Nëse dëshironi të qëndroni në Finlandë për një periudhë më të gjatë se tre muaj, keni nevojë për leje qëndrimi. Shtetasit e një shteti anëtar të BE-së, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia ose Zvicra nuk kanë nevojë për leje qëndrimi për të ardhur në Finlandë.
Si të aplikoni për një leje qëndrimi
- Ju mund të aplikoni për leje qëndrim në Finlandë nëse keni një ofertë pune, jeni pranuar për studime ose keni një anëtar të ngusht të familjes që jeton në Finlandë.
- Aplikoni për leje qëndrim para se të udhëtoni në Finlandë. Sipas rregullave të vizave të BE-së, një nga kushtet për lëshimin e vizës është që personi të largohet nga zona Schengen para skadimit të vizës. Për këtë arsye, viza nuk mund t’i jepet një personi që ka ardhur në Finlandë me qëllim për të marrë një leje qëndrimi ose për të pritur vendimin për shqyrtim. Ky rregull vlen edhe për anëtarët e familjes së qytetarëve finlandezë.
- Si aplikues për leje qëndrimi, duhet ta dorëzosh vetë aplikimin.
- Vizito “Application Finder” të Shërbimit Finlandez të Imigracionit për të zgjedhur formularin e duhur për aplikimin tënd.
- Apliko për leje qëndrimi përmes shërbimit online të Imigracionit Finlandez, Enter Finland. Gjithashtu, mund të paraqesësh aplikimin në formë letre.
- Plotëso me kujdes formularin e aplikimit për leje qëndrimi dhe sigurohu që ke bashkangjitur të gjitha dokumentet e nevojshme.
- Pasi të plotësoni aplikimin online, cakto një takim për të verifikuar identitetin. Duhet të paraqesësh një dokument udhëtimi (pasaportë).Mund të kërkohen edhe dokumente të tjera. Do të marrësh udhëzime më të detajuara kur të caktosh takimin. Apliko për leje qëndrimi në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë.
- Mund të ndodhë që misioni Finlandez ose Qendra e Aplikimit VFS të jetë në një vend tjetër nga ai ku ndodheni. Duhet të planifikoni paraprakisht, pasi mund të keni nevojë për vizë për të hyrë në atë shtet.
- Paraqituni në misionin diplomatik ose në Qendrën e Aplikimit VFS, verifikoni identitetin tuaj dhe paguani tarifën për aplikimin për leje qëndrim, së bashku me ndonjë tarifë shërbimi që mund të kërkojë VFS. Tarifa mund të paguhet edhe online në momentin kur dorëzoni aplikimin në Enter Finland. Tarifa nuk kthehet, edhe nëse aplikimi refuzohet apo anulohet.
- Pas dorëzimit, aplikimi do të përpunohet nga Shërbimi Finlandez i Imigracionit sipas radhës për shqyrtim.
- Nëse ke dorëzuar aplikimin në Enter Finland, procesimi mund të ndiqet përmes platformës online.
- Procesi i shqyrtimit merr kohë. Mund të kërkohen dokumente ose një intervistë shtesë. Ju lutem, tregoni durim, të gjitha aplikacionet do të shqyrtohen. Mund të përcjellësh procesimin e aplikimit në faqen e internetit të Shërbimit të Imigracionit të Finlandës.
- Do të njoftohesh sapo të merret një vendim.
- Nëse vendimi është pozitiv, kartela për leje qëndrim do të dërgohet në vendin ku keni dorëzuar aplikimin. Vendim negativ do të thotë se nuk keni plotësuar kushtet për marrjen e leje qëndrimit.
- Për më shumë informacion rreth aplikimeve për leje qëndrimi, vizito faqen e Shërbimit Finlandez të Imigracionit në migri.fi.
Nëse e humbni kartelën tuaj të lejes së qëndrimit
Nëse jeni shtetas i vizave dhe humbni kartelën tuaj të lejes së qëndrimit gjatë kohës kur jeni jashtë vendit, edhe nëse leja e qëndrimit ka qenë ende e vlefshme, ju duhet të aplikoni fillimisht për një leje qëndrimi të parë në një mision diplomatik ose konsullor finlandez që të jeni në gjendje të ktheheni në Finlandë. Aplikacionet për të zgjatur validitetin e lejes së qëndrimit nuk mund të parashtrohen në mision/ Ambasadë. Si rregull, viza nuk mund të jepet për këtë qëllim, sepse kërkesa për kthim e përcaktuar në kodin e vizave nuk është plotësuar.
Një vizë mund të jepet vetëm në situatat e përmendura në kodin e vizave, si në një situatë serioze humanitare - jo për shkak se aplikuesi është në nguti, ka humbur biletën e tij ose nuk mund të paguajë për shembull tarifën e lejes së qëndrimit. Me fjalë të tjera, nëse një mision nuk iu jep vizën, duhet të aplikoni për leje qëndrimi të re për t'u kthyer në Finlandë.
Leje qëndrimi e skaduar
Nëse leja juaj e qëndrimit ka skaduar gjatë kohës që keni qenë jashtë vendit, aplikoni për leje qëndrimi të re në një mision diplomatik ose konsullor finlandez. Viza nuk mund të jepet për këtë qëllim, sepse kërkesa për kthim e përcaktuar në kodin e vizave nuk është plotësuar. Një vizë mund të jepet vetëm në situatat e përmendura në kodin e vizave, si në një situatë serioze humanitare - jo për shkak se aplikuesi është në nguti, ka humbur biletën e tij ose nuk mund të paguajë për shembull tarifën e lejes së qëndrimit.
Nëse një mision nuk mund të japë vizë sipas Kodit të Vizave, ju duhet të aplikoni për leje qëndrimi përpara se të ktheheni në Finlandë.