Kërkesat e hyrjes

Kushtet tuaja për hyrjen në Finlandë rishikohen pas mbërritjes në vend. Përveç vizës tuaj, ju kërkohet të tregoni pasaportën valide apo dokumentin e udhëtimit, një dokument sigurimi për kohën që do të qëndroni atje dhe dokumentet mbështetëse. 

Ju duhet të vërtetoni se keni mjete të mjaftueshme (50 euro në ditë) për shpenzimet tuaja. Fondet duhet të jenë të mjaftueshme për qëndrimin tuaj dhe kthimin apo vazhdimin e udhëtimit. Fondet (mundesite financiare) e pales pritese mund te merren ne konsiderate, nese pala pritese ploteson formularin e garancise , si dhe bashkangjit dokumentat e nevojshem qe provojne gjendjen financiare te pritesit. Nëse keni një biletë kthyese valide, vlera e saj zvogëlon shumën e mjeteve që iu kërkohet t’i keni me vete. 

Ju nuk duhet të keni ndalesë hyrjeje në zonën Shengen. Hyrja juaj në vend mund gjithashtu të ndalohet nëse konsiderohet se përbëni rrezik për rendin dhe sigurinë publike, shëndetin publik apo marrëdhëniet e Finlandës me vendet tjera. 

Për më tepër, hyrja juaj mund të refuzohet nëse ka arsye për të dyshuar se keni ndërmend të fitoni para nga mjete të pandershme. 

Vazhdimi i vlefshmërisë së vizës gjatë kohës që jeni në Finlandë 

Autoritetet e policisë lokale mund të zgjasin periudhën e vlefshmërisë së vizës në Finlandë në rast se nuk mund të largoheni nga Finlanda dhe zona Shengen për shkak të një forme madhore apo arsye humanitare. 

Vendimet për vazhdimin e vlefshmërisë së vizës bëhen nga policia(Link to another website.) (Opens New Window).