Çka është viza Shengen?
Viza Shengen është paraparë për qëndrime të shkurtëra në ose transit përmes zonës së Shengenit me një kohëzgjatje jo më të gjatë se 90 ditë në çdo periudhë 180- ditore. Viza e lëshuar nga një shtet Shengen është valide për të udhëtuar në çdo shtet Shengen, por, ju duhet të aplikoni për vizë nga shteti që është destinacioni juaj kryesor. Nëse do të udhëtoni në disa vende Shengen dhe asnjëra nga to nuk do të jetë destinacioni juaj kryesor, ju duhet të aplikoni për vizë në misionin e shtetit që ju do të vizitoni të parin.
Shtetet anëtare të Shengenit janë Austria, Belgjika, Bullgaria*, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Kroacia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania*, Sllovakia, Sllovenia , Spanja, Suedia dhe Zvicra.
* Anëtarësimi i Rumanisë dhe Bullgarisë është i jashtëzakonshëm – heqja e kontrolleve të pasaportës vlen vetëm për transportin ajror dhe detar. Kontrollet e pasaportave janë ende të vlefshme në kufijtë tokësorë.
Viza jepet me kusht që të dilni nga zona e Shengenit para skadimit të vizës. Përveç kësaj, ju duhet të keni mjete të mjaftueshme për jetesë (udhëtim) gjatë qëndrimit tuaj në zonën Shengen dhe të paraqisni dokumentet relevante mbështetëse.
Disa shtete qe jane pjese e sistemit Shengen kerkojne nje vleresim te aplikimeve per vize hyrese ne Finlande nga qytetare te vendeve te caktuara. Ky vleresim kerkohet per shtetas te vendeve te listuara ketu (ne gjuhen angleze)(Link to another website.).