Ku dhe si të aplikoni për vizë?
Në qoftë së vendi i destinacionit tuaj është Finlanda, ju duhet të aplikoni në misionin më të afërt të Finlandës.
Si të aplikoni për vizë
- Plotësoni formularin e aplikacionit për vizë në ueb faqen finlandvisa.fi. Në ueb faqe do të gjeni informacionet rreth dokumenteve, shtojcave dhe fotografisë së pasaportës që i’u nevojiten të dorëzoni për aplikim. Ju mund t’i gjeni dokumentet e kërkuara të aplikacionit për vizë pa u identifikuar (kyqur) në ueb faqen finlandvisa.fi(Link to another website.) (Opens New Window).
- Ju mund të plotësoni formatin e aplikacionit në pdf(Link to another website.) (Opens New Window) me dorë (shkrim) apo në kompjuter. Edhe gjatë plotësimit të aplikacionit në pdf, duhet të kontrolloni dokumentet e kërkuara për vizë nw ueb faqen finlandvisa.fi(Link to another website.) (Opens New Window).
- Rezervo termin për dorëzim të aplikacionit në misionin e Finlandës në vendin tuaj të banimit.
- Të gjitha aplikacionet për vizë duhet të dorëzohen fizikisht. Shenjat e gishtërinjëve do të merren në të njejtën kohë. Në qoftë se i keni dhënë shenjat e gishtërinjeve në më pak se 59 muaj nuk keni nevojë t´i jepni sërish.
- Ju duhet të paguani një tarifë për procesimin e aplikacionit për vizë (shiko tarifat e shërbimeve)
- Misioni mund të ju ftoj për një intervistë personale për të mësuar rreth qëllimit tuaj të vizitës.
Koha e procesimit të aplikacionit të vizës
Paraprakisht ju duhet të dorëzoni aplikacionin tuaj për vizë. Ju mund të dorëzoni aplikacionin jo më shumë se 6 muaj para fillimit të vizitës së synuar. Koha e procesimit të aplikacionit për vizë është 15 ditë.
Koha e procesimit mund të jetë më e gjatë nëse kërkohet një ekzaminim më I detajuar i aplikacionit.