Viza dhe leja e qëndrimit të një anëtari të familjes së një shtetasi finlandez
Në përputhje me nenin 37 të Ligjit për të Huajt (Ulkomaalaislaki 301/2004), anëtarët e familjes të një shtetasi finlandez konsiderohen:
- Bashkëshorti/ja i një shtetasi finlandez
- Personi i regjistruar në partneritet me një shtetas finlandez
- Fëmiu i pamartuar nën 18 vjeç, kujdestari apo bashkëshorti i kujdestarit i të cilit banon në Finlandë
- nëse personi që banon në Finlandë është i mitur, kujdestari i tij/saj është anëtar i familjes
Personat që jetojnë si në një marrëdhënie martesore dhe që ndajnë të njëjtën shtëpi/ familje janë të krahasueshme me një çift të martuar pavarësisht nga gjinia e tyre, me kusht që ata të kenë jetuar së bashku për të paktën dy vjet. Kërkesa dyvjeçare nuk zbatohet nëse personat kanë një fëmijë në mbikqyrjen e tyre të përbashkët ose nëse ka arsye të tjera të rënda.
Udhëtimi në Finlandë i një fëmije të lindur jashtë vendit nga një shtetas finlandez
Vizë nuk mund t’i lëshohet një fëmije të lindur jashtë vendit nga një shtetas finlandez ose një fëmije që ka të drejtë të marrë shtetësinë finlandeze përmes njërit prind. Viza është leje hyrjeje që u lëshohet shtetasve të huaj, prandaj nuk mund t’u lëshohet shtetasve finlandezë ose personave që kanë të drejtë për shtetësi finlandeze. Vizë nuk mund të lëshohet as për shkak të vonesave në pajisjen me dokumentet e nevojshme në shtetin ku ka lindur fëmija.
Një fëmijë i lindur jashtë vendit nga një shtetas finlandez ose një fëmijë që ka të drejtë për shtetësi finlandeze përmes njërit prind duhet të ketë pasaportë finlandeze për të udhëtuar në Finlandë.
Pasaporta mund të lëshohet vetëm nëse fëmija është shtetas finlandez dhe shtetësia e tij është regjistruar në Sistemin e Informacionit të Popullsisë të Finlandës. Sipas ligjit, shtetasit finlandezë janë të detyruar të njoftojnë Agjencinë për Shërbimet Digjitale dhe të Dhënat e Popullsisë (Digital and Population Data Services Agency) (në anglisht) për çdo ndryshim në marrëdhëniet e tyre familjare, përfshirë të dhënat për fëmijët e lindur jashtë vendit. Duhet të kihet parasysh se regjistrimi i shtetësisë finlandeze të një fëmije mund të kërkojë paraqitjen e një deklarate për fitimin e shtetësisë finlandeze. Më shumë informacion gjendet në faqen e Shërbimit Finlandez të Emigracionit (Migri) (në anglisht).
Kërkesa për leje qëndrimi nga një anëtar i familjes i cili është shtetas i vendeve që kanë nevojë për vizë
Nëse jeni anëtar i familjes së një shtetasi finlandez dhe keni ndërmend të udhëtoni në Finlandë për një periudhë kohore më të gjatë se tre muaj, ju lutemi ndiqni udhëzimet në paragrafin 1 ose 2 :
- Aplikoni për një leje qëndrimi në një mision finlandez në vendlindjen tuaj ose në vendin e nisjes ku ju keni një qëndrim të ligjshëm më herët. Kërkesa për leje qëndrim duhet të dorëzohet personalisht. Lexoni më shumë rreth aplikimit për leje qëndrimi në faqen e internetit të Shërbimit të Imigracionit të Finlandës (në anglisht).
Kërkesa për leje qëndrimi nga anëtari i familjes i cili është i liruar nga kërkesa për vizë
Nëse nuk keni nevojë për vizë për Finlandë, ju mund të qëndroni atje për 90 ditë në maksimum.
Nëse jeni anëtar i familjes së një shtetasi finlandez dhe keni ndërmend të udhëtoni në Finlandë për një qëndrim më të gjatë se tre muaj, ju mund të aplikoni paraprakisht për leje qëndrim në një mision finlandez.
Ju mund të dorëzoni kërkesën për leje qëndrim në shërbimin finlandez të imigracionit. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.migri.fi.