Aktualitete
-
A jeni duke planifikuar të shkoni në Finlandë për punë sezonale këtë verë?
Në qoftë se posedoni pasaportën e Kosovës dhe keni një punë maksimumi për 90 ditë, juve ju nevojitet një çertifikatë e punës sezonale. Nëse do të punoni në Finlandë për 3 deri 9 muaj, ju duhet të keni një leje qëndrim për punë sezonale. Leja për punë sezonale mund të ju lëshohet për maksimumi 9 muaj në periudhën 12 mujore.
-
Liberalizimi i vizave për Kosovë nga data 01.01.2024 - udhëzime për udhëtarët
Lexoni me kujdes udhëzmet për udhëtim. Hyrja për në Finlandë dhe në zonën e Shengenit vendoset gjithmonë nga kontrolli kufitar. Udhëtimi pa viza, ju mundëson të udhëtoni vetëm për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në çdo periudhë prej 180 ditësh. Nëse planifikoni të qëndroni më gjatë në zonën Shengen, duhet të informoheni paraprakisht nëse keni nevojë të aplikoni për leje qëndrim. Nëse planifikoni të punoni në Finlandë, duhet të aplikoni paraprakisht për leje qëndrim për punë.
-
Ndryshimet në aplikimet për leje pune
Lexoni këtë nëse po aplikoni për leje qëndrimi në bazë të punës ose nëse jeni punëdhënës. Për shkak të ndryshimeve në ligjin për të huajt, ka disa ndryshime në formularët e aplikimit dhe dokumentet e kërkuara për lejet e qëndrimit. Shërbimi Finlandez i Imigracionit në Finlandë lëshon lejet e qëndrimit. Pyetjet e hollësishme duhet t'i drejtohen Shërbimit Finlandez të Imigracionit. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale të dobishme në faqen e tyre të internetit.
-
Ndryshimet në kalendarin elektronik të Ambasadës
Nuk është më e mundur të anulosh dhe ricaktosh të njejtin termin në kalendarin elektronik.
-
Shërbimet e imigrimit në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë
Aplikimet për leje qëndrim duhet të dorëzohen përmes shërbimit EnterFinland. Pasi të keni bërë aplikimin, duhet të caktoni një termin në Ambasadë për të identifikuar veten tuaj. Rezervoni terminin tuaj në sistemin online të termineve. Aplikimet për vizë duhet të dorëzohen në Qendrën e Aplikimit për Vizë në Prishtinë. Terminin për aplikim të vizës duhet ta bëni direkt në Qendrën e Aplikimit të Vizave. Rojet e kufirit finlandez japin udhëzime për hyrjen në Finlandë gjatë pandemisë.
-
Pyetjet më të shpeshta
Ju lutem lexoni pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta të bëra në këtë artikull. Rekomandohen klientët e Ambasadës së Finlandës në Prishtinë për të lexuar të gjitha udhëzimet përkatëse.
-
Punësimi në Finlandë dhe vize punë
Puna në Finland është një pako informacioni për njerëzit që shpërngulen në Finlandë. Listën e dokumenteve të kërkuara për leje pune mund t`a gjeni në gjuhen shqipe në ueb faqen Shërbimit Finlandez të Migracionit. Mund të texoni informacionet dhe të rezervoni personalisht terminin në Ambasadë.
-
Finlanda zgjeron kërkesën për vizë për anëtarët e familjes dhe të afërmit nga 7.6
Nga data 7 qeshor 2021 anëtaret e familjes dhe të afërmit kanë të drejten të udhëtojn ne Finland -
-
Koha e procesimit të vizave është kthyer në 15 ditë
Koha e procesimit të vizave është kthyer në 15 ditë -
Ju njoftojmë se me datë 12.08.2019, Ambasada e Finlandës në Prishtinë, do të jetë e mbyllur për festën e Kurban Bajramit
Puna në Ambasadë do të filloj me 13.8.2019 -
Koha e procesimit të vizave është kthyer në 15 ditë
Koha e procesimit të vizave është kthyer në 15 ditë -
Koha e procesimit të vizave është kthyer në 15 ditë
Koha e procesimit të vizave është kthyer në 15 ditë