Liberalizimi i vizave për Kosovë nga data 01.01.2024 - udhëzime për udhëtarët

Lexoni me kujdes udhëzmet për udhëtim. Hyrja për në Finlandë dhe në zonën e Shengenit vendoset gjithmonë nga kontrolli kufitar. Udhëtimi pa viza, ju mundëson të udhëtoni vetëm për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në çdo periudhë prej 180 ditësh. Nëse planifikoni të qëndroni më gjatë në zonën Shengen, duhet të informoheni paraprakisht nëse keni nevojë të aplikoni për leje qëndrim. Nëse planifikoni të punoni në Finlandë, duhet të aplikoni paraprakisht për leje qëndrim për punë.

Llogaritja e datave të udhëtimit

Lëvizja pa viza ju mundëson të qëndroni deri në 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh në Fnlandë dhe në zonën e Shengenit. Ditët llogariten nga data e hyrjes në zonën Shengen. Në pasaportën tuaj do të vendoset vula hyrëse.

Ju jeni përgjegjës për tu siguruar që udhëtimi juaj të jetë brenda datave të vizës ose brenda datave të udhëtimit pa viza.

Për tu siguruar, ju mund të përdorni kalkulatorin e vizave të Komisionit Evropian në linkun e mëposhtëm.

Kalkulatori i ditëve të mbetura të udhëtimit me vizën Shengen:

 https://ec.europa.eu/assets/home/visa-calculator/calculator.htm?lang=en(Link to another website.)

 

Unë kam udhëtuar në Finlandë para dates 01.01.2024. Kur do të më duhet të largohem?

Ditët e udhëtimit llogariten nga data e hyrjes në zonën Shengen. Fillimi i liberalizimit të vizave nuk zgjat qëndrimin tuaj ligjor në zonë.

Nëse keni pyetje për përdorimin e ditëve të udhëtimit, ju lutem kontaktoni Rojen Kufitare të Finlandës https://raja.fi/en/contact-information(Link to another website.)

 

Unë tashmë i kam përdorur 90 ditët e udhëtimit të lirë pa viza. Kur mund të udhëtoj përsëri?

Nëse tashmë i keni shfrytëzuar 90 ditët, duhet të prisni jashtë zonës Shengen për 90 ditë tjera para se të udhëtoni përsëri pa vizë. Keni kujdes për rregullën 90/180 ditë.

 

Unë tashmë i kam shfrytëzuar 90 ditët e udhëtimit pa vizë por më duhet të kthehem përsëri në Finlandë ose në zonën Shengen. Cfarë duhet të bëj?

Nëse i keni shfrytëzuar të gjitha ditët e vizës dhe ju duhet të udhëtoni përsëri për shembull për punë apo studime, duhet të aplikoni për leje të gjatë qëndrimi nga vendi juaj i banimit, pra në këtë rast aplikimi duhet të bëhet në Kosovë. Kjo leje, në Finlande njihet si leje qëndrimi. Kontaktoni Ambasadën.

Më shumë informacione për lejet e qëndrimit mund të gjeni në faqen e internetit të Shërbimit Finlandez për Migracion:  https://migri.fi/en/residence-permit(Link to another website.)

 

Cka do të më pyesin në aeroport?

Më shumë informacione në lidhje më kalimin kufitar mund të gjeni në faqen e internetit të Rojes Kufitare të Finlandës https://raja.fi/en/guidelines-for-travellers-at-border-crossings(Link to another website.)

Sigurohu që keni dokumentin e nevojshëm për udhëtim dhe përgatituni të përgjigjeni në pyetjet lidhur më qëndrimin tuaj në Finlandë.

Sigurohu që pasaporta është e vlefshme. Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme më së paku 3 muaj pas daljes nga Finlanda apo nga zona Shengen.

Ambasada e Finlandës në Prishtinë nuk mund të ndikojë në vendimin e rojes kufitare. Të gjitha pyetjet në lidhje më hyrjen në Finlandë duhet drejtuar Rojes Kufitare të Finlandës.

 

Cfarë duhet të bëj, nëse jam duke udhëtuar për në Finlandë përmes një vendi tjetër të Shengenit?

Nëse planifikoni të udhëtoni në Finlandë përmes ndonjë vendi tjetër të zonës Shengen, roja kufitare e atij vendi do të vendos për hyrjen tuaj në zonë. Nëse, për shembull, hyni në zonën Shengen përmes Hungarisë, duhet të kontaktoni rojen kufitare Hungareze. Ambasada e Finlandës në Prishtinë nuk mund të ndikojë në vendimin e rojes kufitare të Hungarisë.

 

Cka nëse dua të qëndroj në Finlandë më shumë se 90 ditë?

Nëse dëshironi të qëndroni në Finlandë më shumë se 90 ditë, duhet të aplikoni për leje qëndrimi. Ju duhet personalisht të aplikoni për leje qëndrimi. Nuk mund të aplikoni, për shembull, për bashkëshortin/en ose punëmarrësin tuaj. Nëse jeni në Kosovë, rezervoni terminin në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë. Nëse jeni në Finlandë, rezervoni terminin në Shërbimin për Migracion në Finlandë.

Më shumë informacione për lejet e qëndrimit mund të gjeni në faqen e internetit të Shërbimit Finlandez për Migracion https://migri.fi/en/residence-permit(Link to another website.)

 

Kam një ofertë pune në Finlandë. Cfarë duhet të bëj?

Nëse planifikoni të punoni apo të angazhoheni në aktivitete biznesore në Finlandë, atëherë do t´ju duhet një leje qëndrim. Nëse jeni në Kosovë rezervo termin në Ambasadë. Nëse jeni në Finlandë, rezervoni terminin në Shërbimin për Migracion në Finlndë.

Lexo më shumë në faqen e internetit të Shërbimit Finlandez të Migracionit https://migri.fi/en/coming-to-finland-for-work(Link to another website.)

Më shumë informacione për lejet e qëndrimit për personat e punësuar mund të gjeni në faqen e internetit të Shërbimit Finlandez të Migracionit. Listën e dokumenteve të nevojshme mund ta gjeni edhe në gjuhen Shqipe në anën e majtë të faqes https://migri.fi/tyontekijan-oleskelulupa(Link to another website.)

 

Puna sezonale gjatë 2023-2024

Nëse udhëtoni për në Finlandë për të bërë punë sezonale, duhet të aplikoni për leje qëndrimin e duhur. Llojet e lejeve sezonale të punës janë

  • viza për punë sezonale
  • çertifikata për punë sezonale dhe
  • leje qëndrimi për punë sezonale.

Kohëzgjatja e punës tuaj do të përcaktoj për cilën leje të punës sezonale duhet të aplikoni.

Lexo më shumë për procesin e aplikimit në faqen e internetit të Shërbimit Finlandez të Migracionit https://migri.fi/en/seasonal-work#duration(Link to another website.)

Puna sezonale i referohet punës në bujqësi dhe turizëm, e cila është e lidhur për një periudhë të caktuar kohore. Kohëzgjatja maksimale e punës sezonale është nëntë muaj brenda një periudhe 12 mujore. Nëse punësimi juaj është më shumë se 9 muaj, atëherë ju duhet të aplikoni për leje qëndrim të rregullt për persona të punësuar.

Para 01.01.2024

Nëse punëtorët sezonal fillojnë punën para liberalizimit të vizave, duhet të aplikojnë për vizën e duhur të punës sezonale ose leje qëndrim për punë sezonale.

Nëse punësimi zgjat maksimum 90 ditë dhe fillon para liberalizimit të vizave, punonjësi mund të aplikojë për vizë për punë sezonale. Aplikacioni duhet të dorëzohet në Qendrën e Aplikimit të Vizave për Finlandë në Prishtinë https://visa.vfsglobal.com/xkx/en/fin/(Link to another website.)(Link to another website.)

Nëse punësimi zgjat më shumë se 90 ditë, punëtori duhet të aplikoj për leje qëndrim për punë sezonale para se të hyjë në shtet dhe të fillojë punën.

Lexo më shumë në faqen e internetit të Shërbimit Finlandez të Migracionit https://migri.fi/en/seasonal-work(Link to another website.)

 

Pas datës 01.01.2024

Nëse punësimi zgjat maksimumi 90 ditë dhe fillon pas liberalizimit të vizave, punonjësi mund të aplikojë për certifikatë për punë sezonale në Migracionin Finlandez.

Sigurohuni që të keni ditë të lira në dispozicion për gjithë periudhën e vlefshmërisë së çertifikatës për punë sezonale. Çertifikata e punës sezonale nuk e zgjat qëndrimin tuaj pa vizë në Finlandë.

Më shumë informacion mbi certifikatat e punës sezonale mund të gjeni në faqen e internetit të Shërbimit Finlandez të Migracionit https://migri.fi/en/seasonal-work-certificate(Link to another website.)

 

Ku mund ta marr kartelën për leje qëndrim?

Nëse keni dorëzuar aplikacionin tuaj jashtë Finlandës, ju do ta merrni kartelën në Ambasadën e Finlandës.

Nëse keni dorëzuar aplikacionin tuaj në Finlandë, kartela do të dërgohet në pikën tuaj më të afërt të grumbullimit të DB Schenker brenda dy jave.

Më shumë informacione mbi dorëzimin e kartelave mund të gjeni në faqen e internetit të Shërbimit Finlandez të Migracionit https://migri.fi/en/residence-permit-card(Link to another website.)

 

Sistemi Evropian i Informacionit të Udhëtimit dhe Autorizimit (ETIAS)

Orari për vendosjen e ETIAS është aktualisht në vlerësim. Ju lutemi ndiqni përditësimet nga faqja e internetit e Rojes Kufitare Finlandeze.

ETIAS është një sistem pararegjistrimi i ngjashëm me ESTA në Shtetet e Bashkuara. Shtetasit e vendeve të treta pa viza që vijnë jashtë zonës Shengen duhet të aplikojnë paraprakisht për një autorizim udhëtimi, në këtë rast kushtet e hyrjes së personit mund të vlerësohen edhe përpara se personi të arrijë në kufi.

Roja Kufitare Finlandeze është autoriteti kombëtar ETIAS në Finlandë. Lexoni më shumë në faqen e internetit të Rojes Kufitare Finlandeze https://raja.fi/en/etias-project(Link to another website.)

 

Kush përjashtohet nga kërkesa për vizë?

Përjashtimi nga kërkesa për vizë vlen për mbajtësit e pasaportave biometrike të lëshuara nga Kosova në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). Të gjitha pyetjet në lidhje me pasaportat e Kosovës duhet t'u drejtohen autoriteteve të Kosovës.

Për më shumë lexoni në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës https://mpb.rks-gov.net/?culture=en-gb(Link to another website.)

 

Burime të dobishme të infromatave