Pyetjet më të shpeshta

Ju lutem lexoni pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta të bëra në këtë artikull. Rekomandohen klientët e Ambasadës së Finlandës në Prishtinë për të lexuar të gjitha udhëzimet përkatëse.

Aplikimi për vizë Shengen

 

1. Sa kohë zgjat shqyrtimi për një vizë turistike?

Si rregull e përgjithshme brenda 15 ditëve. Kjo periudhë mund të zgjatet deri në 45 ditë.

 

2. Ku duhet të dorëzoni aplikacionin për vizë shengen?

Në Qendrën e Aplikimit të Vizave VFS Global. Terminet mund të bëhen në numrin +383 38 411 122 dhe website.(Link to another website.)

 

3. Cfarë duhet të bëj nëse vendimi për vizë turistike është refuzuar?

Ju mund të dorëzoni një kërkesë të re për vizë duke rezervuar termin në Qëndren e Aplikimit të Vizave apo të kërkoni një shqyrtim administrativ. Më shumë informacione mund të gjeni në faqen e internetit website of the Ministry for Foreign Affairs of Finland(Link to another website.).

 

4. Përse më është refuzuar viza?

Arsyeja është dhënë në formularin standard. Asnjë informatë tjetër nuk mund të jepet në lidhje me refuzimin. Ambasada nuk mund të komentojë aplikimet individuale.

 

 

Aplikimi për leje qëndrim

 

5. Kur do të hapet kalendari elektronik për leje qëndrim?

Shikoni terminet që janë në dispozicion. Termine të reja hapen rregullisht.  Nëse terminet për një periudhë të caktuar nuk janë ende në dispozicion, kontrolloni sistemin më vonë. Ambasada mund të hap vetëm një numër të kufizuar të termineve.

 

6. A ka tarifë pagese për të rezervuar termin për leje qëndrim në Ambasadë?

Kalendari elektronik për të rezervuar termin për leje qëndrim mund të përdoret pa pagesë. Ju duhet vetëm të regjistroheni për ketë shërbim. Rezervoni terminin në electronic calendar.(Link to another website.)

Përdorni kalendarin online të termineve në kompjuter. Rekomandojmë të mos e përdorni përmes telefonit. Pasi të dilni nga faqja e internetit, pastroni historinë e plotë të shfletuesit tuaj. Në qoftë se nuk e pastroni historinë e shfletuesit tuaj, mund të keni vështërsi për të hyrë në ueb faqe përseri.

 

7. Cilat dokumente nevojiten për leje qëndrim në Finland?

Vizitoni faqen e internetit të shërbimit të imigracionit www.migri.fi(Link to another website.)

 

8. Ku mund të aplikoj për leje qëndrim?

Për të aplikuar për leje qëndrim vizitoni Enter Finland www.enterfinland.fi/eServices(Link to another website.)

 

9. Si mund të paguaj për leje qëndrim?

Pagesa mund të bëhet online në Enter Finland ose në llogarinë bankare të Ambasadës.

 

10. Cilat dokumente duhet të marr për identifikim në Ambasadë?

Të gjitha dokumentet e dorëzuara në Enter Finland, si dhe pasaporta dhe dy foto.

 

11. Cili është hapi tjetër kur vendimi të jetë gati?

Ambasada do të ju kontaktojë kur vendimi të jetë gati. Prisni deri sa Ambasada të ju kontaktojë.

 

12. Cfarë duhet të bëj kur pranoj kërkesë për intervistë?

Dërgo email në Ambasadë [email protected] dhe do të njoftoheni për terminin për intervistë.

 

 

Udhëtimi në Finlandë gjatë pandemisë

Roja kufitare finlandeze lëshon udhëzime për hyrjen në Finlandë gjatë pandemisë. Vendimi për hyrjen në Finlandë merret nga Roja Kufitare e Finlandës. Më shumë informacion mund të gjendet në faqen e tyre të internetit(Link to another website.)(Link to another website.)(Link to another website.)

Masat e sigurisë shëndetësore për udhëtarët janë të listuara në faqën e internetit të Institutit Finlandez për shëndetin dhe mirëqenje(Link to another website.)

Finentry u siguron udhëtarëve informacione rreth udhëtimit në Finlandë. Përmes këtij shërbimi ju mund të rezervoni një termin për test të COVID-19. Sherbimi FINENTRY(Link to another website.)