Ndryshimet në kalendarin elektronik të Ambasadës

Nuk është më e mundur të anulosh dhe ricaktosh të njejtin termin në kalendarin elektronik.

Ambasada e Finlandës në Prishtinë është e vetëdijshme për sfidat dhe problemet lidhur me rezervimin e termineve për leje qëndrim përmes kalendarit elektronik. Ambasada falënderon të gjithë klientët për informatat e vlefshme që po I ndani me ne.

Të gjitha ankesat dhe keqpërdorimet e mundshme në lidhje me kalendarin elektronik janë marrë seriozisht dhe janë duke u hetuar së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Ambasada këshillon të gjithë klientët të rezervojnë terminet personalisht. Kalendari elektronik është pa pagesë.

Ambasada nuk bashkëpunon me agjensionet e udhëtimit apo ndonjë palë tjetër.

Ne ju rekomandojmë klinetëve që së pari të bëjnë aplikimin e tyre online përmes sistemit EnterFinland dhe pastaj të rezervojnë terminin për identifikim në Ambasadë. Termini duhet të rezervohet me të dhënat e aplikantit e jo me të dhënat e familjarit apo punëdhënësit që është në Finlandë.

Ambasada do të pranojë vetëm aplikantët të cilet kanë rezervuar termin me të dhënat e tyre të sakta.

Ju lutem vini re, në rast të anulimit të terminit ju nuk mund të ricaktoni të njejtin termin. Gjithashtu, terminin që e anuloni nuk mund ta rezervoni për një person tjetër.

Rekomandojmë klientët të vizitojnë vazhdimisht kalendarin elektronik. Në qoftë se nuk ka termine të lira në kalendarin elektronik, provojeni përsëri më vonë. Ambasada po e bënë të pamundurën dhe është duke punuar vazhdimisht për të marr sa më shumë klientë që të mos krijohen pritje të gjata.

Aplikaconet për viza turistike duhet të dorëzohen në Qendren e Aplikimit të Vizave për Finlandë në Prishtinë. Rruga Lidhja e Prizrenit nr 20- Tophane- Prishtinë. Tel: +383 38 411 122. Email: [email protected].  Për më shumë informata për aplikim dhe dokumente vizitoni ueb faqen e Qendres së Aplikimit të Vizave.

 

Facebook-u zyrtar i Ambasadës së Finlandës në Prishtinë: Suomen suurlähetystö Pristina - Embassy of Finland in Pristina(Link to another website.)

Instagrami zyrtar i Ambasadës së Finlandës në Prishtinë: Embassy of Finland in Pristina(Link to another website.)