Shërbimet e imigrimit në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë
Aplikimet për leje qëndrim duhet të dorëzohen përmes shërbimit EnterFinland. Pasi të keni bërë aplikimin, duhet të caktoni një termin në Ambasadë për të identifikuar veten tuaj. Rezervoni terminin tuaj në sistemin online të termineve. Aplikimet për vizë duhet të dorëzohen në Qendrën e Aplikimit për Vizë në Prishtinë. Terminin për aplikim të vizës duhet ta bëni direkt në Qendrën e Aplikimit të Vizave. Rojet e kufirit finlandez japin udhëzime për hyrjen në Finlandë gjatë pandemisë.
Aplikimet për leje qëndrim
Nëse dëshironi të qëndroni në Finlandë për periudhë më të gjatë se tre muaj, ju duhet të keni leje qëndrim. Nëse aplikoni për leje qëndrim në shërbimin online EnterFinland (lidhja për në një tjetër faqe interneti). Zgjidhni formën e duhur të aplikimit bazuar në arsyen se pse doni të vini në Finlandë (punë, studim, anëtar i familjes në Finlandë). Ju mund të gjeni më shumë informacion nga faqja e internetit të Shërbimit Finlandez të Imigracionit.
Shërbimi me klient ëshët i hapur vetëm me termin. Nëse keni dorëzuar aplikimin për leje qëndrim dhe duhet të identifikoheni, rezervoni terminin tuaj përmes sistemit të termineve online. Regjistrohuni, kyquni dhe zgjedhni shërbimin e duhur nga sistemi. Kalendari elektronik për të rezervuar termin për leje qëndrim mund të përdoret pa pagesë. Shikoni terminet që janë në dispozicion. Termine të reja hapen rregullisht. Nëse terminet për një periudhë të caktuar nuk janë ende në dispozicion, kontrolloni sistemin më vonë. Ambasada mund të hap vetëm një numër të kufizuar të termineve.
Përdorni kalendarin online të termineve në kompjuter. Rekomandojmë të mos e përdorni përmes telefonit. Pasi të dilni nga faqja e internetit, pastroni historinë e plotë të shfletuesit tuaj. Në qoftë se nuk e pastroni historinë e shfletuesit tuaj, mund të keni vështërsi për të hyrë në ueb faqe përseri.
Vendimi për aplikimin për leje qëndrim merret nga Shërbimi Finlandez i Imigrimit. Ambasada nuk mund të ndikojë në kohën e procesimit të aplikimit dhe të gjitha kërkesat duhet të drejtohen drejtëpërdrejtë në Shërbimin Finlandez të Imigrimit.
Aplikimi për vizë
Viza është leje për hyrje për vizitë të përkohshme e që mund të zgjasë jo më shumë se 90 ditë. Aplikimet për vizë duhet të dorëzohen në Qendrën e Aplikimeve të Vizave për Finlandë në Prishtinë. Rezervoni terminin tuaj drejtëpërdrejtë nga Qendra për Aplikim të Vizave.
Qendra për Aplikim të Vizave për Finlandë në Prishtinë
Adresa: Rr. ‘’Lidhja e Prizrenit’’ nr.20- Tophane- Prishtinë
Tel: +383 38 411 122
Email: [email protected]
Ju mund të gjeni më shumë informacione për aplikim dhe dokumentet e kërkuara nga faqja e tyre e internetit.
Nëse humbisni kartelën e lejes së qëndrimit
Nëse humbisni kartelën e lejes së qëndrimit kur jeni jashtë shtetit, ju duhet të aplikoni për leje të parë të qëndrimit në Ambasadë në mënyrë që të ktheheni në Finlandë, edhe nëse ju tashmë keni një leje qëndrimi valide. Aplikimiet për të zgjatur (vazhduar) leje qëndrimet nuk mund të aplikohen në Ambasadë. Si rregull, viza nuk mund të jepet në rastet kur keni humbur lejën e qëndrimit, sepse kërkesa për kthim që është e vendosur me Kodin e Vizave nuk mund të plotësohet.
Nëse e humbisni kartelën e lejes së qëndrimit tuaj jashtë vendit, ju duhet ta raportoni atë tek policia lokale.
Leja e qëndrimit e skaduar
Nëse leja juaj e qëndrimit ka skaduar derisa keni qenë jashtë shtetit, aplikoni për lejen e re të qëndrimit në Ambasadë. Viza nuk mund të jepet në rastet kur leja e juaj ka skaduar, sepse kërkesa për kthim që është e vendosur me Kodin e Vizave nuk mund të plotësohet. Viza mund të jepet vetëm në situatat e përmendura në Kodin e Vizave, sic mund të jetë një situatë serioze humanitare- e jo për rastet, për shembull, kur aplikanti është për ngutë, ka humbur biletën e aeroplanit apo nuk mund të paguajë tarifën për aplikim të lejës së qëndrimit.
Udhëtimi në Finlandë gjatë pandemisë
Roja kufitare finlandeze lëshon udhëzime për hyrjen në Finlandë gjatë pandemisë. Vendimi për hyrjen në Finlandë merret nga Roja Kufitare e Finlandës. Më shumë informacion mund të gjendet në faqen e tyre të internetit.
Masat e sigurisë shëndetësore për udhëtarët janë të listuara në faqën e internetit të Institutit Finlandez për shëndetin dhe mirëqenje.
Finentry u siguron udhëtarëve informacione rreth udhëtimit në Finlandë. Përmes këtij shërbimi ju mund të rezervoni një termin për test të COVID-19. Sherbimi FINENTRY