Ndryshimet në aplikimet për leje pune

Lexoni këtë nëse po aplikoni për leje qëndrimi në bazë të punës ose nëse jeni punëdhënës. Për shkak të ndryshimeve në ligjin për të huajt, ka disa ndryshime në formularët e aplikimit dhe dokumentet e kërkuara për lejet e qëndrimit. Shërbimi Finlandez i Imigracionit në Finlandë lëshon lejet e qëndrimit. Pyetjet e hollësishme duhet t'i drejtohen Shërbimit Finlandez të Imigracionit. Ju gjithashtu mund të gjeni materiale të dobishme në faqen e tyre të internetit.

Ju lutemi lexoni udhëzimet në lidhje me ndryshimet nga faqja e internetit e Shërbimit Finlandez të Imigracionit.(Link to another website.)

 

Ju rekomandohet të vini re sa vijon:

  • Shikoni faqen e aplikimeve për t'u siguruar që i plotësoni kërkesat përkatëse për një leje qëndrimi.
  • Nëse e keni dorëzuar aplikimin tuaj duke përdorur shërbimin online Enter Finland, mund të shtoni informacione dhe dokumente atje në çdo kohë duke zgjedhur "dërgoni informacion shtesë"
  • Punëdhënësit duhet t'i shtojnë aplikacionit kushtet e punësimit. Më shumë informacion për punëdhënësit gjenden në faqen e internetit të Shërbimit Finlandez të Imigracionit
  • Punëdhënësit janë përgjegjës për të siguruar që punonjësit të kenë nivelin e nevojshëm të kompetencës dhe aftësive profesionale
  • Shërbimi Finlandez i Imigracionit mund t'ju kërkojë të plotësoni kërkesën tuaj gjatë procesit të aplikimit

 

Lista e dokumenteve të kërkuara për lejen e punës (TTOL) gjendet në faqen e internetit të Shërbimit Finlandez të Imigracionit.

Lista e dokmenteve të kërkuara për  vizë pune në gjuhen shqipe.(Link to another website.) Gjuhë të ndryshme mund të gjenden në anën e majtë të faqes.

 

Nëse nuk e keni paguar aplikimin tuaj online në shërbimin EnterFinland, duhet të sillni një faturë të pagesës tuaj në llogarinë bankare të Ambasades

  • Udhëzimet e pagesës janë në dispozicion në Service Fees

 

Procesi i lejes së qëndrimit përshkruhet në gjuhën shqipe në faqen e internetit të Ambasadës.

Ju lutemi lexoni gjithashtu artikujt e mëparshëm të lajmeve të publikuara në faqen tonë të internetit: