A jeni duke planifikuar të shkoni në Finlandë për punë sezonale këtë verë?

Në qoftë se posedoni pasaportën e Kosovës dhe keni një punë maksimumi për 90 ditë, juve ju nevojitet një çertifikatë e punës sezonale. Nëse do të punoni në Finlandë për 3 deri 9 muaj, ju duhet të keni një leje qëndrim për punë sezonale. Leja për punë sezonale mund të ju lëshohet për maksimumi 9 muaj në periudhën 12 mujore.

Në qoftë se posedoni pasaportën e Kosovës dhe keni një punë maksimumi për 90 ditë, juve ju nevojitet një çertifikatë e punës sezonale. Shërbimi Finlandez i Migracionit e lëshon këtë çertifikatë. Ju mund të aplikoni për çertifikatë online dhe nuk keni nevojë të rezervoni termin në Ambasadë. Nëse tashmë keni udhëtuar pa vizë në Finlandë apo në ndonjë zonë tjetër të Shengenit, ju lutem kontrolloni nëse ju kanë mbetur ditë të mjaftueshme për çertifikatën e punës sezonale. Nëse tashmë i keni shfrytëzuar të gjitha ditët tuaja pa vizë, do të ju duhet të aplikoni për leje qëndrim për punë sezonale. Lexo më shumë nga  https://migri.fi/en/seasonal-work-certificate(Link to another website.)

Nëse do të punoni në Finlandë për 3 deri 9 muaj, ju duhet të keni një leje qëndrim për punë sezonale. Zyra e Migracionit Finlandez merr vendim për aplikacion. Ju mund të aplikoni online për leje qëndrim por duhet të rezervoni termin për identifikim në Ambasadë. Lexo më shumë nga https://migri.fi/en/residence-permit-for-seasonal-work(Link to another website.)

Më shumë informata për shërbimet e Ambasadës dhe për leje qëndrim mund t´i gjeni në uebfaqen https://finlandabroad.fi/web/xkv/leje-qendrimi-per-ne-finlande

Apliko për çertifikatë ose për leje qëndrim për punë sezonale në bazë të kohëzgjatjes së kontratës. Në qoftë se kohëzgjatja e kontratës tuaj sezonale është më shumë se 90 ditë, mos kërkoni çertifikatë për punë sezonale. Në vend të saj apliko për leje qëndrim.

Në qoftë se ju tashmë keni punuar në Finlandë si punëtor sezonal në 12 muajt e fundit, ju lutem sigurohuni që keni të drejtë të aplikoni përseri. Leja për punë sezonale mund të ju lëshohet për maksimumi 9 muaj në periudhën 12 mujore. Ju rekomandojmë të kontaktoni punëdhënësin tuaj për t’u siguruar për llojin e leje qëndrimit që duhet të aplikoni. Gjithashtu mund të kontaktoni direkt Zyren e Migracionit në Finlandë nëse keni pyetje për leje pune.

Lexo më shumë për punë sezonale dhe llojet e punës nga uebfaqja e Zyrës së Migracionit në Finlandë https://migri.fi/en/seasonal-work(Link to another website.)

Lexo më shumë për liberalizimin e vizave për Kosovë nga artikulli në uebfaqen tonë https://finlandabroad.fi/web/xkv/aktualitete/-/asset_publisher/eCxA3X2SOVZz/content/kosovon-viisumivapaus-astuu-voimaan-01.01.2024-ohjeita-matkustajille-1/384951