Si të aplikoni për vizë?

Paraqitni personalisht kërkesën tuaj për vizë në Ambasadë ose qendrën për viza. Aplikacioni nuk mund të dërgohet me email apo telefax.

Për të aplikuar për vizë, ju keni nevojë

  1. Forma e aplikacionit(Link to another website.) e kompletuar dhe e nënshkruar (në Anglisht)
  2. Një foto Në aplikacion duhet të keni një foto me ngjyra nga ku mund të ju njohin. Ju lutem vizitoni faqen e internetit të Bashkimi Europian për udhëzime (në Anglisht)(Link to another website.) (Opens New Window).
  3. Pasaporta Sigurohuni që pasaporta juaj të jetë e vlefshme për të paktën tre (3) muaj pas përfundimit të udhëtimit tuaj të planifikuar dhe se pasaporta është lëshuar jo më vonë se dhjetë (10) vjet më parë. 
  4. Sigurimi i udhëtimit Sigurimi juaj i udhëtimit duhet të jetë në fuqi për periudhën e vlefshmërisë së vizës së aplikuar dhe të mbulojë të gjithë zonën Shengen. Mbulimi minimal i polisës së sigurimit duhet të jetë 30,000 euro dhe sigurimi duhet të mbulojë shpenzimet që vijnë nga një sëmundje e papritur dhe aksident (gjithashtu riatdhesimi i pacientit) dhe shpenzimet e riatdhesimit në rast vdekjeje. 
  5. Dokumentet mbështetëse Dokumentet shtesë varen nga shteti ku misioni (Ambasada) është, kështu që kontaktojeni Misionin (Ambasadën) për t’u siguruar për cilat dokumente keni nevojë. Misioni (Ambasada) mund të kërkojë dokumente shtesë për aplikim në mënyrë që të tregoni qëllimin, kushtet dhe kohëzgjatjen e vizitës. Shembuj të dokumenteve të tilla janë bileta, konfirmimi i rezervimit të hotelit, ftesa private apo zyrtare. Ftesa është një letër në formë të lirë që tregon organizatën mikpritëse apo detajet e kontaktit të ftuesit privat dhe detajet e personit të ftuar, si emri, data e lindjes, adresa, numri i pasaportës dhe qëllimi dhe kohëzgjatja e vizitës. Në rast të vizitës private, është e këshillueshme të përmendet nëse nikoqiri juaj është mik, bashkëshort apo i afërm i juaji. Ju lutemi vini re, një ftesë nuk është garancion që do të lëshohet viza. Fondet (mundesite financiare) e pales pritese mund te merren ne konsiderate, nese pala pritese ploteson formularin e garancise, si dhe bashkangjit dokumentat e nevojshem qe provojne gjendjen financiare te pritesit. Gjithashtu, juve mund të ju kërkohet të jepni informacione në lidhje më itinerarin, mjetet e transportit, udhëtimin gjatë kthimit, mjetet financiare dhe pasuritë si dhe punësimi. Aplikuesi duhet të ketë dëshmi të mjeteve të mjaftueshme financiare për të mbuluar kohëzgjatjen dhe qëllimin e qëndrimit dhe koston e jetesës. Në Finlandë kërkohet një minimum prej 50 Euro në ditë. 
  6. Për të miturit kërkohet pëlqimi i prindërve. Fëmijët e mitur të pashoqëruar kanë nevojë për pëlqimin e prindërve për udhëtimin e tyre. 
  7. Intervistat Misioni (Ambasada) gjithashtu mund të ju kërkojë intervistë personale për të zbuluar qëllimin e vizitës tuaj.

Koha e procesimit të aplikacionit 

Dorëzoni kërkesën tuaj për vizë në Misionin (Ambasadën) e Finlandës apo në qendrën e vizave jo më vonë se 15 ditë para udhëtimit tuaj. Aplikacioni mund të dorëzohet së paku 3 muaj më herët se vizita e planifikuar.