Finnish Immigration Service: Finlanda nuk e miraton ndihmën për kthimin vullnetar nëse sistemi i ndihmës keqpërdoret

Finlanda nuk e miraton ndihmën për kthimin vullnetar nëse sistemi i ndihmës keqpërdoret

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Finlandë është rritur ndjeshëm gjatë verës 2015. Të gjithë azilkërkuesit shqiptarë të këtij viti kanë marrë përgjigje negative.

Zyra e migracionit e konsideron Shqipërinë një vend të qetë lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë. Vendimet ndaj kërkesave për azil të shqiptarëve janë marrë kryesisht më procedurë të përshpejtuar dhe janë konsideruar si të pabazuara. Kërkesat do të shqyrtohen dhe do të zgjidhen pa vonesë.

Shumë prej azilkërkuesve kanë kërkuar edhe ndihmë për kthim vullnetar në atdhe. Finlanda nuk e miraton automatikisht këtë ndihmë për të gjithë. Nëse ka arsye për të dyshuar se sistemi i ndihmës për kthim vullnetar keqpërdoret, atëherë nuk miratohet ndihma.

Bashkë me përgjigjen negative mund të merrni edhe ndalim hyrje në zonën e Schengenit

Mund të kërkoni azil në Finlandë nëse keni arsye të frikësoheni se do të përndiqeni në vendin tuaj.

Nëse kërkesa për azil ju refuzohet dhe ajo konsiderohet e pabazuar, atëherë kjo mund të nënkuptojë edhe ndalimin e hyrjes në të gjithë zonën e Schengenit. Kohët e fundit të gjithë shqiptarët që kanë marrë përgjigje negative, kanë marrë edhe ndalim hyrje.

Ndihmën e sistemit të kthimit vullnetar mund ta merrni vetëm një herë

Mund të aplikoni për ndihmën ose mbështetjen financiare për kthim vullnetar:

  • nëse azilkërkuesi ka marrë përgjigje negative për kërkesën për azil,
  • nëse azilkërkuesi e ka anulluar kërkesën për azil
  • nëse azilkërkuesi ka lejeqëndrim të përkohshëm në Finlandë që e pengon largimin nga vendi.

Ndihma mund t’i miratohet vetëm personave të cilët kanë nevojë për ri-integrim. Ndihma miratohet jo e plotë ose nuk miratohet nëse ka arsye të dyshohet se aplikanti ka për qëllim vetëm ta keqpërdorë sistemin e ndihmës, ose nëse konsiderohet se personi që do të kthehet në atdhe nuk ka nevojë për të gjithë ndihmën.

Miratimi i ndihmës vendoset nga qendra e pranimit të refugjatëve ku është regjistruar personi që do të kthehet.

Informacione të mëtejshme mbi arsyet e miratimit dhe për ndihmën për kthimin vull-netar në shtëpi, do të gjeni në faqet e internetit të Zyrës së Migracionit(Link to another website.) (Opens New Window).